Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Italia rrezikon mospjesëmarrjen në Euro 2024, Spalletti: Jemi të etur për të mbrojtur titullin

Shkruar nga NEWSPORT
Italia rrezikon mospjesëmarrjen në Euro 2024, Spalletti: Jemi të

Italia rrezikon që mos të marrë pjesë në Euro 2024. Kampionët e Europës në fuqi ndodhen në vendin e dytë në Grupin C në kuotën e 13 pikëve. Po kaq pikë ka dhe Ukraina e vendit të 3-të.

Pikërisht këto dy ekipe do të ndeshen mbrëmjen e nesërme për të sfiduar njëra-tjetrën në një “finale”. Në prag të kësaj ndeshje mjaft të rëndësishme dhe “jetike” për të dyja ekipet, por sidomos për “Azzurrët”, ka folur trajneri italian, Luciano Spalletti.

“Kjo është një nga ato ditë që mund të thuash se kam jetuar ‘ditët e mia’, ose mund të pendohesh. Një ndeshje si kjo sigurisht që mund të ketë presion, por mbi të gjitha këto janë mundësi të mëdha dhe asgjë nuk mund ta kufizojë dëshirën tonë. Jemi të etur për të shkuar në Europian dhe për të mbrojtur titullin. Ne e kemi për detyrë të shkojmë ta mbrojmë atë. Shumë nga lojtarët tanë e dinë se sa përpjekje donte të fitohej ai titull, kështu që ne do të jemi gati”, është shprehur trajneri i Kombëtares italiane.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga