
Italia është mungesa e madhe e kësaj Kupe Bote. Një event i tillë nuk ka në prezencën e saj 4 herë kampionët e botës. Katar 2022 ka qenë në focus të kritikave të shumta, si për të drejtat e njerëzve dhe për ndalimin e rreptësishëm për shiritin me ylber.
Mesfushori italian Federico Bernardeschi ka reaguar në një deklaratë të fortë për mediat italiane kur kritikon ashpër organizatorën për “dashurinë”.
Federico Bernardeschi: "Të jesh në gjendje të zgjedhësh bindjet e tua seksuale është e pacenueshme në jetë. Askush nuk duhet dhe nuk mund t'i shkelë këto të drejta civile. Është një gjë e neveritshme dhe kur të drejtat civile shkelen në këtë mënyrë bota duhet të ngrihet. Përkundrazi, ne jemi të kujdesshëm të shprehemi në një mënyrë të caktuar. Nuk bëhen kështu betejat, veçanërisht për të drejtat e njerëzve. Ka nga ata që kanë luftuar në vitet e kaluara dhe ne në vitin 2022 ende po themi: 'Po, por.. .'. Nuk ekziston".