Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ismet Munishi nuk ndalet me kritikat ndaj Dajës: E keni bo si Pep Guardiola, nuk e ka shpik ai futbollin

Shkruar nga NEWSPORT
Ismet Munishi nuk ndalet me kritikat ndaj Dajës: E keni bo si Pep

Ballkani i Ilir Dajës mori një fitore spektakolare ndaj Ludogorets në sfidën e parë kualifikuese të Champions League. Në takimin e zhvilluar në “Fadil Vokrri” të besuarit e timonierit Daja triumfuan 2-0 ndaj një ekipi me histori në këtë kompeticion.

Por pavarësisht fitores dhe ndeshjes fantastike të zhvilluar nga Ballkani, sërish ka kritika. Më saktësisht Ismet Munishi nuk i ndal kritikat ndaj Dajës, teksa thekson se ai nuk do të përsëris suksesin e vitit të parë dhe se nuk është Pep Guardiola.

“Problem e ka me përsëritë suksesin e vitit të kalum, sepse i kanë ra 'shtrafat'. Nuk e ka atë lojën që e ka pasur. E keni ba trajnerin Ilir Daja si Pep Guardiola. Thu ti ai e ka shpikë futbollin dhe futbolli ka mbaru me të”, ka theksuar Munishi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga