Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ishte në provë te Hellas Verona dhe është pjesë e Kombëtares U21, njihuni me talentin 17-vjeçar që debutoi me gol te Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
Ishte në provë te Hellas Verona dhe është pjesë e

Tirana pësoi një humbje befasuese ditën e sotme në transfertë 2-1 ndaj Kastriotit. Golin e vetëm për bardheblutë në këtë takim e shënoi Dijar Nikqi. Sulmuesi 17 vjeçar debutoi për herë të parë me Tiranën në kampionat dhe pas disa minutave lojë në fushë arriti të shënonte golin e parë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Tirana bën me dije se Nikqi është pjesë e akademisë, por është afruar në ekipin e parë dhe është talenti më i ri që bashkohet me bardheblutë. Sulmuesi konsiderohet si një nga talentët më premtues të kampionatit shqiptar, aq sa është ftuar edhe nga Kombëtarja U21 e Shqipërisë.

Trajneri Alban Bushi e aktivizuar në 3 takime, por nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës. Vitin e kaluar, Nikqi ishte në provë te Hellas Verona, madje e kaloi me sukses provën dhe firmosi kontratë, por më pas u largua. Këtë sezon, 17 vjeçari është rikthyer në Shqipëri dhe është bashkuar me Tiranën e do të jetë pjesë e skuadrës së parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga