
Huligani serb Car Ivan Vasiljevic, ose i njohur ndryshe si "Ivani i Tmerrshëm", vazhdon të jetë prezent nëpër stadiumet Europiane pa asnjë lloj pengese. Ivani u bë i njohur nëpërmjet incidenteve të ndryshme nëpër stadiumet Europiane, por edhe në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Mbrëmjen e djeshme ai ishte prezent në ndeshjen mes Sassuolos dhe Crvena Zvezdës, takim i vlefshëm për fazën play-off të Europa League.
Kjo ka rënë edhe në sy të mediave italiane, të cilat kanë publikar foto të huliganit serb në stadiumin "Mapei Stadium".
[gallery columns="1" size="full" ids="28005"]
Poll