Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Ishte fitore karakteri”, heroi i Partizanit: Goli ndaj Teutës ishte që të gëzonim të gjithë si klub, shpeshherë s’kemi patur fat

Shkruar nga NEWSPORT
“Ishte fitore karakteri”, heroi i Partizanit: Goli ndaj Teutës

Tedi Cara ishte heroi i Partizanit në fitoren 2-1 ndaj Teutës, në javën e dhjetë të Kategorisë Superiore. Ai shënoi një gol në fund, duke i dhënë 3 pikë ekipit të tij. Cara është i ftuar në Procesi Sportiv te Top Channel, ku foli pikërisht për këtë 90 minutësh, por jo vetëm. Sulmuesi shprehet se ekipi ka bërë ndeshje të mira, por nuk ka patur fat.

“Nisi mirë për ne por me kalimin e minutave, ra loja. Në pjesën e dytë kemi hyrë më të fuqishëm për të kthyer rezultatin. Besuam te fitorja. Ishte fitore karakteri.  Në ndeshjet e tjera kemi luajtur mirë, por fati nuk ka qënë me ne. Këtë ndeshje na ka ndihmuar fati. Hera e parë që shënoj në minutën e 97-të.  Sezoni? Gjithmonë e kam nisur mirë. Shpresoj që të vazhdoj kështu. Ky gol ishte që të gëzonim të gjithë si klub” – tha ai.

21 vjeçari ka shënuar 4 gola në 9 ndeshje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga