Korabi nuk ia doli dot të ngjitej në Abissnet Superiore, pasi u mposht në përballjen e play-off nga Erzeni me rezultatin e ngushtë 1-2, në një sfidë që shkoi përtej 90 minutave.
Pavarësisht këtij rezultati, me një reagim ka dalë administratori i klubit dibran, Fehmi Mziu, i cili ka falenderuar fillimisht skuadrën për punën e bërë dhe mbështetjen e pakursyer të tifozëve, ndërsa në fund premtoi për të përsëritur sërish të njëjtin objektiv në sezonin e ardhshëm.
“Ndihem i pasur dhe njëkohësisht iu lumtur kur ekipi “Korabi” çdo vit arrin majat dhe bëhet më i fortë. Ishte vështirë, por punuam fort në grup pa u lodhur. Falenderoj të gjithë miq, tifozeri, stafin dhe djemtë e mrekullueshëm për kontributin e dhënë. Mirënjohje për çdo njeri. Së bashku më të fortë për arritjen e objektivit sezonin që vjen”.
[caption id="attachment_696065" align="alignnone" width="587"] Postimi i Fehmi Mëziut[/caption]