Situata te Milani është kaotike dhe më të vërtetë për të ardhur keq. Ironitë mes tifozevë, lojtarëve dhe drejtuesve e bëjnë akoma më qesharake situatën në kampin kuqezi. Një rast i tillë është edhe ai i Matteo Salvinit dhe lojtarit të Milanit, Suso.
Dje klubi kuqezi i uroj ditëlindjen Suso-s në rrjetet sociale, ndërkohë që një tifoz i njohur i Milanit, ish zëvendës kryeministri Matteo Salvini shkruan me ironi: ” Urimet më të mira! Shpresoj që ju të jeni më të shpejtë, më të vëndosur dhe më me dëshirë për të luajtur ”.
Nuk ka vonuar përgjigja e spanjollit që shkruan: ”Faleminderit. Shpresoj që dhe ju të keni një shpejtësi, një vendosmëri dhe një dëshirë për të menaxhuar më mirë vendin që unë e dua”. Me të vërtetë e pabesueshme situata që po kalon ky ekip me histori në futbollin italian.
