
Partizani prej kohësh është vënë në lëvizje për gjetjen e një mbrojtësi. Të kuqtë u hodhën në sulm për futbollistin e Kamzës, Ivan Fushtar por gjërat kanë ndryshuar në minutat e fundit dhe marrëveshja nuk është arritur. Në këto kushte, "Demat e Kuq" ka nisur sërish kërkimet.
Së fundmi mësohet se në lojë është futur ish-tajneri i Kukësi, Artim Shaqiri. Thuhet se Shaqiri ka biseduar me Sulejman Starovën dhe i ka sygjeruar mbrojtësin Egzon Belica. Ai ka luajtur me disa skuadra të njohura dhe CV-ja e futbollistit është e pasur. Ai ka qenë pjesë dhe e ekipit të Shkëndijes së Tetovës, ndërsa së fundmi ka luajtur për Rigan në Latvia.
Duke ditur se Shaqiri ka një miqësi të ngushtë me Starovën, pasi kanë punuar të dy te Kukësi, marrëveshja për afrimin e lojtarit në fjalë mund të quhet thuajse e mbyllur.
[gallery columns="1" size="full" ids="189835"]