Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ish-trajneri i Vllaznisë dështon në Kosovë, tekniku maqedonas largohet nga Liria e Prizrenit

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-trajneri i Vllaznisë dështon në Kosovë, tekniku

Mirsad Jonuz nuk do të jetë më trajner i Lirisë së Prizrenit në Kosovë. Ish-trajneri i Vllaznisë është shkarkuar nga detyra, shkak i rezultateve të dobëta të marra deri më tani, të cilat ishin shumë larg pritshmërive të drejtuesve.

Lajmin për ndërprerjen e bashkëpunimit mes klubit shqiptar dhe trajnerit maqedonas e ka bërë të ditur vetë Liria me anë të një postimi në faqen zyrtare ku shkruan:

“Mirsad Jonuz nuk është më kryetrajner i Lirisë. Sot në mesditë me marrëveshje, klubi dhe trajneri Mirsad Jonuz kanë ndërprerë bashkëpunimin.”

Teksa ka qenë edhe vëtë kryetari i klubit nga Prizreni, Valon Osmani që e ka konfirmuar diçka të tillë.

“Po, Liria sot ka ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme. Trajnerin e falenderojmë për punën dhe i urojmë suksese”, është shprehur Osmani.

Teksa tekniku 61-vjeçar është mjaft i njohur edhe në Shqipëri. Kujtojmë që Jonuz ka drejtuar Vllazninë në të shkuarën. Trajneri maqedonas ka qenë në krye të klubit shkodran gjatë sezonit 2019/2020. Pritet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e Jonuz.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga