
I vështirë për t’u pranuar ishte lajmi se Sven-Goran Eriksson vuan nga kanceri. Ishte vetë ish-trajneri i Anglisë që zbuloi se vuan nga kanceri dhe se mjekët i kanë thënë se ka edhe një vit jetë.
Një lajm i tillë është përhapur me shpejtësi dhe për këtë ka reaguar edhe Roberto Mancini. Timonieri i Arabisë Saudite në të kaluarën e tij ka punuar me Eriksson te skuadra e Sampdorias dhe Lazios. Mancini thekson se Sven është një njëri i jashtëzakoshën dhe është i bindur se do ta fitojë edhe këtë “ndeshje”.
“Kurrë një polemikë prej tij dhe kurrë banal, gjithmonë sillej me stil. Nuk e di ku ia del ta gjejë gjithë këtë forcë, po lufton si luan. Edhe pse më ka konfirmuar se jeta e tij tashmë është e limituar.
Ai flet për një vit, ndoshta edhe më pak, por unë vazhdoj të shpresoj dhe të besoj. Sven është një njeri i jashtëzakonshëm. Në vend që të inkurajoj unë atë, po më inkurajon ai mua.
Ai nuk ka frikë nga vdekja. Forca Sven, nuk mund dhe nuk duhet të dorëzohesh. Do e fitosh edhe këtë ndeshje”, ka përfunduar ish-trajneri i Italisë.