
Torino është skualifikuar nga Europa League pas humbjes së dytë ndaj Wolves së Anglisë. Pas humbjes në shtëpi 3-2 ndaj skuadrës së Wolverhampton, skuadra e Mazzarrit humbet përsëri në ndeshjen e kthimit me rezulatin 2-1. Torino dha shënja "jete" vetëm në pjesën e dytë me barazimin e Belotti por anglezët ishin më të fortë dhe nuk e humbën asnjëherë rrjedhën e lojës. Gjatë ndeshjes u aktivizua dhe ish sulmuesi i Milanit, Cutrone i cili luajti vetëm 10 minuta gjatë sfidës. Skuadrat angleze po konfirmojnë dhe njëhere si sezonin e kaluar, formën e mirë që janë duke kaluar si dhe ngritjen e futbollit.
Galeria fotografike ()
Poll