
Kylian Mbappe do t’i japë lamtumirën Paris Saint-Germain në fund të sezonit aktual. Sulmuesi francez ka informuar presidentin e klubit parizien që nuk do të rinovojë kontratën dhe në verë do të jetë një lojtar i lirë.
Për këtë temë ka folur edhe ish-sulmuesi i Francës, Christophe Dugarry. Ky i fundit e mbështet maksimalisht vendimin e Mbappes, madje ka një mesazh edhe për ata që do të kërkojnë ta mosrespektojnë gjatë këtyre ndeshjeve të mbetura.
“Më në fund! Jam i lehtësuar, u çlirova. Jam i lumtur për Kylian, e falënderoj për gjithçka ka bërë. Ai është një lojtar i madh, e shijova duke luajtur në Ligue 1. Tani do të hapë një faqe të re në karrierën e tij. Kylian është fantastik, jam krenar me të. Më vjen mirë që ia tha edhe presidentit vendimin për t’u larguar.
Dhe tani mos guxoni ta vërshëlleni, kushdo që ta bëjë do të jetë humbës. Ky njoftim do t’i çlirojë të gjithë, edhe futbollistin. E ardhmja? Nuk e di se ku do të shkojë, por e di që do të japë gjithçka deri në fund për klubin që do”, ka thënë Dugarry.