Kupa e Botës është vetëm 2 ditë larg startit të saj dhe çdo përgatitje është drejt fundit. Eventi më i madh sportiv ka kaluar çdo limit me kritikat e shumta që ka marrë nga bota e futbollit.
Ish presidenti i Bayern, Uli Hoenes ka reaguar ashpër për kritikët dhe tifozët që kanë protestuar për këtë event.
Uli Hoenes: "Ajo që më shqetëson, veçanërisht në Gjermani, është se ne jemi liderët botërorë kur bëhet fjalë për kritikat dhe përçmuesit më të mëdhenj të këtij Botërori. Kjo është një ngjarje e mrekullueshme futbolli. Ka probleme atje në Katar, por ne nuk mund ti zgjidhim duke mos shkuar atje".
"Ekipi ynë i femrave gjithashtu shkon atje dhe stërvitet me pantallona të shkurtra. Mendoj se çdo e re në Katar e di se çfarë po ndodh. Ngadalë por me siguri do të ndryshojë diçka."
"Favoritet e Kupës së Botës? Argjentina dhe Brazili. Për Gjermaninë, gjysmëfinalja është e mundur, ndoshta edhe më shumë".
