
Gerhard Berger është një ish-pilot austriak i cili kishte garuar për 14 sezone me makinën e Ferrarit. Ai e mbylli dy herë kampionatin si i treti dhe një herë si i pari. Ish-garuesi 59-vjeçari e ndjek nga afër kampionatin e Formula 1 dhe është shprehur se ekipi i Ferrarit me Vettel e Leclerc mund të befasojë duke ia vjedhur vendin e parë Mercedes.
Sipas tij Vettel s'duhet të ketë rolin e një lideri. "Ferrari duhet t'i japë më shumë liri Leclerc. Është i ri me potencial dhe e besoj se një ditë do të bëhet garuesi më i mirë në botë", shkruan BBC për intervistën e ish-garuesit 59-vjeçar.
Poll