
John Obi Mikel në një intervistë për “Dubai Eye” ka rikujtuar edhe një herë periudhën e tij te Chelsea. Nigeriani ka treguar shumë histori nga dhomat e zhveshjes apo nga bisedat e brendshme që për publikun kanë qenë të panjohura.
Mes shumë ndodhive të treguara prej tij, një prej tyre ishte më e bujshme se të tjerat. Ajo kishte të bënte me marrëdhënien e Mourinho dhe Salah. Portguezi gjatë kohës te Chelsea nuk e kishte fare të preferuar Salah, saqë nuk e aktivizonte fare.
“Salah dikur luante keq për Chelsea”, thotë Mikel. “Më kujtohet që në pushimin e një ndeshjeve Mourinho hyri në dhomën e zhveshjes dhe e sulmoi Salah. E sulmoi aq shumë saqë Salah filloi të qante dhe Mou nuk e ktheu në fushën e lojës në pjesën e dytë. Ai episod e lëndoi shumë Salah”, ka përfunduar tregimin e tij Mikel.