
Padyshim që të gjithë e njohin Rafael Marquez. Mund të ketë edhe prej atyre që mund ta kenë harruar, por po ti bëjnë një rifreskim memories do kujtojnë se meksikani ka luajtur nga viti 2003 deri në vitin 2010 te Barcelona duke fituar gjithçka me fanellën katalanase. 'El Kaiser' siç e thërrasin në Meksikë po përgatitet për Botërorin e tij të pestë rradhazi.
Ky do jetë një rekord për të që barazon edhe një legjendë si Lothar Mattheus. Në moshën 39-vjeçare dhe prej disa vitesh larg futbollit europian ku tashmë luan me Atlas në Meksikë, Marquez do provojë edhe njëherë të tregojë klasin e tij që duket se nuk shteron kurrë. Me të vërtetë një shembull për të gjithë ku profesionalizmi dhe disiplina tregojnë se mosha është thjesht një numër. Me Meksikën, Marquez numëron 143 ndeshje dhe 19 gola të shënuar. Gjithashtu ai ka shënuar edhe në 3 Botërore rradhazi (2006,2010 dhe 2014). Me të vërtetë një legjendë e lojës.