
Ish lojtari i Arsenal dhe sulmuesi i kombëtares së Danimarkës, Nicklas Bendtner ka rrëfyer për herë të parë një sekret që lidhet me lojtarët e Premier League. Në biografinë e tij 34 vjeçari danez, ka rrëfyer një histori që “lidh” futbollin me botën e prostitucionit.
Bendtner është shprehur: “Më besoni të gjithë në industrinë e futbollit kanë dëgjuar për dikë që ka kaluar natën me një punëtore seksi, kjo është përgjithësisht në Angli. Lojtarët e kanë më të thjeshtë ta bëjnë këtë se sa të lidhen më një të panjohur në qytet.
Kur je i famshëm ke frikë nga ekspozimet dhe historitë me prostitutat është një incident më i lehtë se sa zhvatjet nëpërmjet mediave sociale, unë di shumë raste nga këto. Prandaj lojtarët preferojnë më mirë të paguajnë për një natë, se sa të shohin veten në gjithë shtypin për një lidhje."