Sopoti do ta nisë sezonin e ri me një largim në strukturën drejtuese të klubit. Skuadra librazhdase fitoi të drejtën për të luajtur edhe sezonin e ri në Kategorinë e Parë pas vendimit të Komisionit të Apelit që ia hoqi këtë të mundësi Partizanit B. Megjithatë, lajmi më i fundit që vjen nga Sopoti është largimi i Administratorit të klubit, Liridon Bahiti.
Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Bahiti sqaron arsyet e këtij vendimi duke falënderuar edhe tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë kohës që ishte në postin e Administratorit të klubit të Sopotit. Së fundmi, Bahiti ishte vendosur në qendër të vëmendjes mediatike pas disa akuzave që kanë ardhur në drejtim të tij nga ish-lojtarë të Sopotit.
[gallery columns="1" size="full" ids="26983"]
Postimi i ish-administratorit të klubit të Sopotit, Liridon Bahiti