
Letra e sulmuesit Kylian Mbappe drejtuar Paris Saint Germain, shkaktoi bujë të madhe në mbarë opinionin publik, lidhur me atë se çfarë ai shprehu sa i përket të ardhmes së tij. Sipas asaj që shkruhej në letër, ai theksoi dëshirën për të qëndruar në kryeqytetin francez dhe në sezonin e ardhshëm, por mohoi spekulimet lidhur me rinovimin e kontratës përtej vitit 2024.
Lidhur me këtë situatë, ka komentuar ish mbrojtësi legjendar dhe kampioni i Botës me Francën, Lizarazu, i cili në krahasim me të tjerët, e ka gjykuar të drejtë vendimin dhe fjalët e 22 vjecarit në letrën e dërguar.
“Nuk ka asgjë që fyen apo trondit në letrëmn e Mbappe-s, se ai nuk do të zgjasë kontratën e tij me PSG-në përtej vitit 2024. Klubi i dha mundësinë mos ta ushtronte kur nënshkroi kontratën e tij të re një vit më parë, kështu që e kuptoj arsyen pse drejtuesit po reagojnë duke e sulmuar. Nëse ai pranon të shitet këtë verë, punë për të, por nëse ai dëshiron të vazhdojë me kontratën e tij, siç ka të drejtë të bëjë, zgjedhja e tij është më se e respektueshme”.
Lizarazu shkoi më tej, duke theksuar se projekti që ofron skuadra franceze nuk e ka bindur sulmuesin i cili ka shpresuar të fitojë UEFA Champions League me PSG-në. “Ai ka bërë presion, ka dërguar mesazhe, por ende nuk ka parë asgjë. Nëse shikoni sezonin e kaluar, unë mund ta kuptoj pse ai është skeptik dhe nuk dëshiron të angazhohet përtej vitit 2024”.
Një pistë për Kylian Mbappe është dhe Reali i Madridit, me Lizarazu-n, i cili thotë se ka dhe lojtarë të tjerë që kanë ndërmarrë të njëjtën rrugë. “Kudo që të shkojë, qoftë në Real Madrid apo diku tjetër, ajo që ka më shumë rëndësi për mua është që ai të vazhdojë të ecë përpara dhe të vazhdojë të jetë i mirë si kurrë me ekipin francez. Largimi nga Franca nuk ndaloi askënd, madje as Michel Platini apo Zinédine Zidane që të hyjnë në zemrat e francezëve. Pra, nëse PSG nuk mund t'i ofrojë atij ëndrrën e Ligës së Kampionëve, atij është i destinuar të largohet”.