Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ish-i i Manchester United refuzon kombëtaren gjermane

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-i i Manchester United refuzon kombëtaren gjermane

Hansi Flick u shkarkua nga detyra e trajnerit të Gjermanisë. Pas humbjes 1-4 që “Panzerat” morën përballë Japonisë, Federata Gjermane e Futbollit mori dhe këtë vendim.

Një vendim që nuk vjen vetëm prej Japonisë, por edhe prej rezultateve të mëparshme. Në 25 ndeshje, Flick ka fituar 12, ka barazuar 7 dhe ka humbur 6. Statistika mjaft të dobëta për një ekip si Gjermania.

Në krahun tjetër emra të shumtë janë lidhur për të marrë drejtimin e Gjermanisë. Teknikë si Van Gaal, Nagelsmann, Miroslav Klose dhe ish-trajneri i Manchester United, Ralf Ragnick.

Ky i fundit ka folur për këtë temë dhe i ka dhënë fund këtyre aludimeve.

“Nuk ka shanse të ndodhë. Kam vendosur që para 14 muajsh të punoj si trajner i Austrisë dhe të përgatis skuadrën për t’u kualifikuar në europian. Dua që të bëjmë një paraqitje të mirë atje.

Përveç kësaj, asnjë temë tjetër nuk ka rëndësi për mua”, është shprehu tekniku Ragnick.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga