![Inzaghi vendos për Kristjan Asllanin, formacionet zyrtare të](https://cdnimpuls.com/newsport.al/wp-content/uploads/2022/10/-1000-0-champios.jpg)
Mbrëmjen e sotme do të luhen dy ndeshjet përmbyllëse të fazës së 1/8-ve të Champions League. Dy ekipe të tjera do të prejnë sonte biletat për në çerekfinale.
Interi do të udhëtojë drejt Madridit për tu përballur me Atleticon. Ndeshja e parë në “San Siro” përfundoi me fitoren 0-1 të zikaltërve, teksa sonte pritet të jetë një ndeshje shumë e luftuar se e para. Në krahun tjetër Dortmundi dhe PSV do të kërkojnë kualifikimin në një tjetër ndeshje interesante, duke patur parasysh që sfida e parë përfundoi në barazim 1-1.
Tashmë trajnerët kanë vendosur për lojtarët që do të hidhen në fushë që nga minuta e parë e këtyre sfidave. Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të Atletico Madrid-Inter dhe Dortmund-PSV.
Atletico Madrid-Inter
ATLETICO MADRID: Oblak; Savic, Witsel, Hermoso; Molina, Llorente, Koke, De Paul, Lino; Griezmann, Morata.
INTER: Sommer; Pavard, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro.
Dortmund-PSV
DORTMUND: Kobel, Maatsen, Sule, Hummels, Ozcan, Sabitzer, Sancho, Brandt, Can, Malen, Fullkrug.
PSV: Benitez, Bakayoko, Boscagli, De Jong, Dest, Mauro Junior, Schouten, Teze, Til, Tillman, Veerman.