Interi u përball me Benfican në sfidën e dytë të grupeve të Champions League. Zikaltërtit triumfuan me shifrat 1-0, ndërsa italianët dominuan ndaj portugezve.
Pas sfidës Simone Inzaghi ishte shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, ndërsa theksoi se skuadra kishte një dëshirë të madhe për fitoren.
“I urova djemtë, mos harroni që u kthyem në mesnatë nga Salerno. Benfica kishte luajtur një ditë më parë, por djemtë bënë një paraqitje të shkëlqyer dhe unë i përgëzova sepse pashë shumë intensitet në pjesën e dytë. E goditëm shtyllën disa herë, por mbetëm të fokusuar. Mund të kishim qenë më me fat.
Tifozët gjithmonë na kanë mbështetur dhe kanë mbështetur skuadrën për 96 minuta. Mos harroni Benfica fitoi ligën sezonin e kaluar, ata arritën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe tashmë kanë fituar Superkupën Portugeze këtë sezon.
U thashë djemve të qëndronin në lojë dhe se kishim bërë disa gabime, por paraqitje ishte ende e mirë. Skuadra mbeti e fokusuar dhe kishte një dëshirë të madhe për të fituar”, ka thënë Inzaghi.