Simone Inzaghi dukej i lumtur në konferencën për shtyp pas suksesit në Kupën e Italisë përballë Atalantës. Zikaltrit fituan 1-0 dhe golin e vetëm e realizoi mbrojtësi Darmian. Në fushë për këtë sfidë u rikthye pas dëmtimit “bomberi” belg Romelu Lukaku, i cili së bashku me Lautaron do të rikthejnë dyshen e sulmit kampion të Italisë.
“Bëmë një ndeshje të madhe dhe e merituam kalimin në gjysmëfinale.
Lukaku? Jam shumë i kënaqur me rikthimin dhe performancën e tij.
Darmian? I lumtur për golin, është një lojtar i rëndësishëm për ne. Është gjithmonë i gatshëm dhe meriton vlerësim maksimal”.
Por Inzaghi nuk ka harruar të flasë edhe për Skriniar, i cili ishte pothuajse i larguar tek PSG por që do të mbetet deri në fund të sezonit tek Inter.
“Do të shoh ndeshje pas ndeshje nëse do ta përdor apo jo”, ka nënvizuar timonieri i zikaltërve. Sllovaku do ta ketë të vështirë tashmë një vend në formacion pasi Darmian duket në një formë të mirë.