Stadiumi i Vorës është gati për të pritur ndeshjen e parë. Një investim kolosal për rikonstruksionin e këtij impianti që do t’i shërbejë vorakëve në Kategorinë e Dytë. E kur në Shqipëri bëhen punë të këtij lloji, reagimet nuk mungojnë.
Në Lushnje theksojnë se nuk bëhet fjalë për xhelozi, por tashmë ka ardhur koha që edhe në “Roza Haxhiu” të ndërhyhet. Projekti është miratuar, megjithatë impianti i lagunarëve vijon të jetë në kushte të mjerueshme.
Për këtë në rrjetet sociale, lushnjarët shkruanin: “Ekipi i Kategorisë së Dytë me stadium të ri. Fjala është për Vorën. Këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë lloj xhelozie, përkundrazi na bëhet qefi që stadiumet të shtohen.
Po stadiumit tonë, kur do t’i vijë radha të fijllojnë punimet sepse gjithçka është vendosur tashmë. Jemi në pritje. Jo vetëm stadiumi, por edhe dy fushat e stërvitjet. Tetori ishte koha që ishte përfolur për mbjelljen e fushave me bar”.
[caption id="attachment_664775" align="alignnone" width="730"] Reagimi në rrjetet sociale[/caption]