
Qyteti i Beratit do të ketë shumë shpejt një stadium të denjë dhe me kushte optimale.
Bashkia e qytetit është gati të investojë 550 milionë lekë në rikonstruksionin total të impiantit të sportiv, i cili pritet të jetë një nga më modernët në Shqipëri.
Punimet e stadiumit të Tomorit do të nisin në verën e 2017-ës, ndërsa fusha do të jetë me bar sintetik dhe jo natyral.
Stadiumi "Tomori" është një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri, por prej vitesh është lënë në mëshirë të fatit, duke qëndruar në gjendje të mjerueshme.
Tashmë pritet që edhe skuadra e Tomorit të luajë në një impiant sportiv modern, i denjë edhe për pretendimet e skuadrës beratase që kërkon të ngjitet në Superligë.
Poll