
Kylian Mbappe tregon për shpresat e së ardhmes, cilët ishin idhujt e tij dhe pse admiron atë që Liverpool ka bërë me Jurgen Klopp në Premier league, në një intervistë ekskluzive të dhënë për “Mirror Sport”.
I cilësuar dy herë Lojtari Francez I Vitit, ka fituar çmimin si Lojatri më I mirë I rid he ka shën uar 90 gola për tre sezone me PSG.
Si e ka ndryshuar pandemia prespektivën tënde për futbollin?
- Kjo kohë ka vënë çdo gjë në perspektivë- çfarë është e rëndësishme është të ruajmë familjen dhe veten tonë në këtë kohë. Futbolli do të rikthehet kur çd gjë të jetë e sigurt.
Nuk ka shumë që ke mbushur 21 dhe ke katër medalje nga liga francize dhe një medalja nga Kupa e Botës. Cilat janë ambiciet e tua tani?
- Të vazhdoj të jem I suksesshëm me kombëtaren-sezonin e ardhshëm kemi kampionatin Europian dhe ambicia jonë është ta fitojmë atë. Kjo dhe dua që PSG të fitojë Kupën Europiane.
A motivohesh nga medaljet individuale si Topi I Artë?
- Do ishte mirë të fitoja-por nuk është nga ato gjërat që më mban zgjuar natën. Nuk mendoj se duhet ta fitoj sezonin e ardhshëm, apo atë pas këtij. Nuk kam vënë limit kohor. Prioritet e mia janë PSG dhe kombëtarja, nëse nderohem me medalje personale pastaj ky do ishte bonus.
Përtej çdo gjëje që keni arritur, jeni akoma vetëm në fillimet tuaja, cilat aspekte të lojës do të donit të përmirësonit?
- Gjithmonë jam në kërkim të përmirësimit. Luaj me shumë lojëtarë me eksperiencë si te PSG ashtu edhe me kombëtaren dhe gjithmonë kërkoj të përmirësoj veten time.
A keni akoma modele që adhuroni?
- Në fillim ishte Zidane për çdo gjë që kemi arritur me kombëtaren, pastaj Ronaldo. Ka fituar kaq shumë dhe vazhdon të jetë fitues edhe pas gjithë atij suksesi. Të dy kanë lënë shenjë në historinë e futbollit dhe unë dua të lë timen.
A mund të na tregosh pak më shumë për pasionin tënd për të ndihmuar fëmijët që nuk kanë mundësi?
- Fëmijët kanë kaq shumë ëndrra dhe dua ti ndihmoj të jetojnë ëndrrën e tyre. Ka kaq shumë fëmijë që kanë shumë potenciale, por nuk kanë paratë apo mundësitë për të përmbushur këto potenciale. Kur isha I vogël shihja idhujt e mi dhe unë dua që fëmijët jo vetëm të më admirojnë, por të dijnë që unë dua të kujdesem dhe të bëj një ndryshim në jetën e tyre.
Ishe në ndeshjen kundër Dortmund. Sa e vështirë do të jetë të luash pa fansat?
- Fansat jnaë pjesë e rëndësishme e lojës dhe të luash pa ata është pak e çuditshme. Megjithatë, këëto janë kohë të paprecedent dhe e para vjen siguria e çdokujt.
A je një ndër ndjekëisit e zjarrtë të Premier League?
- Këtë sezon Liverpool ka qenë një makineri në Premier League. E bëjnë fitoren të duket kaq e lehtë, kur në fakt nuk është kështu. Të jesh si ata vjen nga të pasurit një trajner shumë të mirë dhe shumë punë në stërvitje. Përformacat si e Liverpool janë shumë të vështira për tu arritur.