Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Interi uron Milanin për titullin kampion, nuk mungon as ngacmimi: Vitin tjetër...

Shkruar nga NEWSPORT
Interi uron Milanin për titullin kampion, nuk mungon as ngacmimi: Vitin

Milani u rikthye te titulli kampion në Serie A pas plot 11 vitesh. Kuqezinjtë e drejtuar nga Stefano Pioli, pas 38 javësh, e mbyllën kampionatin në krye, me 86 pikë, ndërsa Interi në vend të dytë, me 84 pikë.

Kampionati i sivjetshëm në Serie A ka qenë shumë i rivalizuar mes dy skuadrave të Milanos, por në fund, ishin kuqezinjtë ata që festuan. Klubi i Interit e ka uruar Milanin për këtë arritje, por kurrsesi nuk mund të mungonte një ngacmim.

“Urime Milanit! Ka qenë një rivalitet brilant këtë sezon. Shihemi vitin tjetër...” Duket se dy ekipet e Milanos janë ngritur vitet e fundit dhe sezonin e ardhshëm, pritet edhe një rivalitet shumë më i madh!

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga