Interi ka nisur fuqishëm merkato dhe dje ka zyrtarizuar Hakimi nga Real Madrid. Klubi zikaltër nuk ka ndërmend të ndalet me kaq dhe tashmë objektivi I radhës është një mbrojtës për krahun e majtë. Mediat italiane raportojnë se kanë nisur negociatat me Chelsea për Emerson Palmieri.
Conte e pëlqen shumë lojtarin pasi kanë punuar bashkë te skuadra londineze. Gjithashtu Emerson ka një të kaluar në Serie A me Romën dhe nuk kanë nevojë për përshtatje në kampionatin italian dhe kjo e favorizon më shumë lojtarin.
Negociatat mes klubeve kanë nisur dhe te Interin kanë besim për ta mbyllur këtë tratativ pasi edhe Chelsea ka dhënë miratimin. Në ditët në vijim pritet të ketë të reja të tjera dhe pritet të zbulohet akoma më shumë rreth kësaj marrëveshje.
