
Samuele Ricci
Samuele Ricci është futbollisti më i ri i Milanit. Mesfushori 23-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Torinon, për të nisur një të re pikërisht tek klubi tjetër i Serie A, Milan.
Italiani ka firmosur me kuqezinjtë një kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029. Megjithatë, ka opsionin e rinovimit edhe për një tjetër vit. Ndërkohë që Milan ka shpenzuar 25 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.
Vlen të përmendet se kjo është “goditje” në merkato nga Igli Tare, i cili bindi mesfushorin difensiv t’u bashkohej. Ndërkohë që shumë shpejt pritet të vijë firma edhe me Luka Modric dhe Ardon Jasharin.
Poll