Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Damien Comolli nuk e ndal punën te Juventusi, gati rinovimet me tre lojtarët premtues

Shkruar nga NEWSPORT
Damien Comolli nuk e ndal punën te Juventusi, gati rinovimet me tre
Juventus

Pas eliminimit nga Botërori i Klubeve, Juventusi është rikthyer në Torino për t’u përgatitur për sezonin e ri. “Zonja e Vjetër” ka kryer një transferim të bujshëm, Jonathan David i cili u vesh bardhezi.

Sulmuesi kanadez u bashkua me Juventusin si lojtar i lirë pasi i kishte përfunduar kontrata me Lillen. Por bardhezinjtë nuk po punojnë vetëm për të afruar lojtarë, por për të rinovuar edhe me elementë të rëndësishëm.

Tre prej lojtarëve kyç në projektin e Juventusit janë Kenan Yildiz, Andrea Cambiaso dhe Federico Gatti. Siç raportojnë mediat italiane, klubi torinez është shumë pranë marrëveshjes për të rinovuar me të tre lojtarët deri në vitin 2030.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga