
Situata e Adrien Rabiot te Juventus sa vjen e bëhet më e çuditshme. Edhe pse u mendua se problemi i kontratës është zgjidhur dhe Rabiot do të rinovojë një të re, deri më tani asnjë nga lëvizje nga “Zonja e Vjetër”.
Kontrata aktuale e francezit me Juven skadon verën e këtë viti dhe situata është komplikuar. Klubi torinez nuk kërkon ta humbasë me paramtera zero 28-vjeçarin, teksa për këtë të fundit ofertat nuk mungojnë si brenda dhe jashtë Italisë.
Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi, me zikaltërit që janë në gjurmët e Rabiot. Sipas mediave italiane kontaktet mes lojtarit dhe klubit nga Milani kanë nisur dhe kjo i ka irrituar pa masë drejtuesit e Juventusit.
Megjithatë nuk përjashtohet që francezi të rinovojë me Juventusin. Por në rast largimi nga këta të fundit, Rabiot do të preferonte një aventurë të re jashtë Italisë, për të provuar një tjetër lloji futbolli.