Ditën e sotme do luhen sfidat e kthimit të Europa League. Pas kualifikimit të Rangers ditën e djeshme sot në fushë do të zbresin 14 çiftet e tjera duke përjashtuar Salzburg-Entrait Frankfurt që është shtyrë për shkak të motiti të keq.
Në orën 18:55 do të luhen 7 sfidat e para, ndërsa në 21:00 do të luhen 7 sfidat e tjera që do të përcaktojnë skuadrat që do të kalojnë më tej.
Bazeli i Taultan Xhakës ka fituar pastër në ndeshjen e parë, ndërsa do të luajë thjesht për formalitet ndaj Apoel, ndërsa sfidë interesante është edhe ajo mes Gent dhe Romës ku verdhekuqtë kanë fituar 1-0.
Në sfidat e darkës, Interi pasi fitores 0-2 në sfidën e parë luan thjesht për formalitet ndaj Ludogorets, ndërsa mendja shkon edhe për sfidën ndaj Juventusit në fundjavë. Ajax ka një mision për të përmbysur humbjen në ndeshjen e parë 2-0, ndërsa Manchester United kërkon fitoren pas barazimit ndaj Club Brugge në ndeshjen e luajtur në Belgjikë.
