Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Interi kërkon Championsin e 4-të, Inzaghi ka vetëm një dyshim për formacionin

Shkruar nga NEWSPORT
Interi kërkon Championsin e 4-të, Inzaghi ka vetëm një

Pak orë larg na ndajnë nga finalja e madhe e Champions League,  Manchester City – Inter. Anglezët, favorite absolut, janë ende në kërkim të trofeut të tyre të pare ndërsa Interi kërkon trofeun e 4-të. Simone Inzaghi  ka idetë e qarta për formacionin titullar teksa dyshimi i vetëm është në mesfushë.

Për Interin, i sigurt për praninë në portë është André Onana. Në mbrojtje, linja e zakonshme me tre lojtarë me Darmian dhe Bastonin në të dyja anët e Francesco Acerbi  që ka detyrën e vështirë për të ndalur Haaland.

Në sulm, Edin Dzeko duhet të jetë përkrah Lautaros , ndërsa dyshimi kryesor është në mesin e fushës. Dumfries dhe Dimarco do të jenë në krahë , ndërsa në qendër Calhanoglu dhe Barella janë të sigurt për një fanellë që në minutën e parë. Një mes Brozovic e Mkhitaryan, kjo është dilema e Inzaghit. Kroati shihet si më favorit pasi ka cilësi më të mira defensive por armeni ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit sidomos me Milanin në gjysmëfinale.

Formacioni i mundshëm:

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco; Lautaro, Dzeko.

Trajner: Simone Inzaghi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga