Pas largimit të Milan Skriniar, ekipi i Interit ka qenë në kërkim të një mbrojtësi për të plotësuar vendin bosh të lënë nga sllovaku.
Emrat e lakuar në zyrat e Interit për të zëvëndëuar Skriniar kanë qenë të shumtë, por tashmë duket se zikaltërit e kanë gjetur “idealin” e tyre.
Bëhet fjalë për Yann Bisseck i cili aktivizohet tek ekipi i Aarhus në ligën e parë daneze. Gjermani 22-vjeçar ka rënë dakord për kushtet personale me Interin dhe ai do të bashkohet me zikaltërit. Klubi italian do të paguajë për kartonin e lojtarit 7 milionë euro, shumë që do të paguhet me dy këste.
Poll