Të mërkurën do të luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, i vlefshëm për javën e 33-të. Një sfidë që pritet me mjaft interes nga gjithë sportdashësit që do të tentojnë të marrin maksimumin. Prej 3 ditësh ka nisur shitja e biletave. Newsport.al u interesua te kompania “blinibileta.com” që menaxhon stadiumin “Air Albania” për llogari të klubit të Tiranës.
U mësua se deri më tani janë shitur plot 11700 bileta. Nëse vijon me ritme të tilla dhe duke llogaritur që shumë prej tifozëve e lënë për momentin e fundit, pa dyshim stadiumi “Air Albania” mund të jetë “sold out” në ditën e ndeshjes.
Kujtojmë që përballja mes Tiranës dhe Partizanit mund të vendosë shumë për fatet e kampionatit. Bardheblutë kryesojnë Superioren me 59 pikë, të ndjekur me 2 pikë më pak nga të kuqtë. Barazimi do t’i shkonte për shtat skuadrës së drejtuar nga trajneri Orges Shehi, ndërsa fitorja padyshim që do të favorizonte ekipin triumfues.