Kukësi pret Laçin sot në orën 20:00 për javën e 30-të të Abissnet Superiore. Verilindorët inugurojnë stadiumin e ri dhe pritet të organizohet një festë e madhe, që do nisë me koncert një orë para ndeshjes. Kuksianët po luftojnë për një vend në zonën e Europës dhe prandaj sfida është e një rëndësie të veçantë.
Klubi verilindor ka njoftuar në rrjetet sociale pak orë para ndeshjes se është vëndosur transport falas për tifozët nga Tirana dhe Kamza. Nisja bëhet para Bashkisë Kamëz në orën 16:30 dhe për shkak të numrit të lartë të kërkesa është lënë një numër kontakti për rezervime. Më poshtë njoftimi i plotë.

Poll