Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

INTER pazar në Gjermani për të zëvendësuar Lautaro-n, 40 milion euro për talentin brazilian

Shkruar nga NEWSPORT

Inter duket se është duke i hapur rrugën transferimit të Lautaro Martinez te Barcelona. Zikaltërit kërkojnë sërish një sulmues amerikano-latin, ndërsa së fundmi raportohet se drejtuesit e Inter po shohin me vëmendje Matheus Cunha, 21 vjeçarin e Hertha Berlin. Lojtari ka dalë nga akademia e Coritibas në Brazil, ndërsa ka qenë pjesë e Leipzig deri në janar.

Kryeqytatasit kanë investuar te djaloshi, duke nënshkruar një kontratë deri në 2024. Sipas mediave italiane, Cunha vlen plot 40 milion euro, ndërsa shuma duket e madhe për Inter. Gjatë këtij edicioni, djaloshi ka zhvilluar 17 paraqitje në Bundesligë, duke realizuar 3 gola dhe dhënë 4 assiste. Zikaltërit duket se po monitorojnë situatën, ndërsa Hertha nuk bën zbritje nën 40 milion euro.

Matheus Cunha
Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga