
Interi ka arritur marrëveshjen me Bayern Munich për transferimin e Benjamin Pavard te zikaltërtit. Dy klubet janë dakortësuar për shifrën e 20 milionë eurove plus 2 të tjera në formë bonusesh.
Kjo marrëveshje do të zyrtarizohet vetëm kur kampionët e Bndesligës të gjejnë një zëvendësues për francezin. Kjo do të thotë që zikaltërtit do të jenë në pritje për të kompletuar këtë kalim dhe nëse nuk ka një zëvednësues atëherë Pavard me shuëm gjasa do të qëndrojë në Bavari.
Nëse gjithçka arrin të konkretizohet për Pavard do të ishte aventura e parë e tij në Serie A, ndërsa në të kalaurën ka mbajtur veshur fanelat e Lille në Ligue 1, Stuttgart e më pas Bayern në Bundesligë.