Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Inter Miami shkarkon punonjësin e stadiumit, shkak bëhet Lionel Messi

Shkruar nga NEWSPORT
Inter Miami shkarkon punonjësin e stadiumit, shkak bëhet Lionel Messi
Lionel Messi u transferua te Inter Miami dhe kalimi i tij në Amerikë bëri bujë. Por duket se nga ky transferim dikush e ka pësuar. Punonjësi i stadiumit “DRV PNK Stadium di Fort Lauderdale” është shkarkuar nga puna, shkak është bërë pikërisht Lionel Messi. Për “La Nacion” ka rrëfyer gjithë historinë vetë protagonisti, Cristian Salamanca. Ky i fundit ka theksuar se i kërkoi argjentinasit autograf dhe më pas menjëherë klubi e shkarkoi nga puna. “Më është dashur të pastroj banjat e zonës ku parkohen autobusët. Fatmirësisht isha jashtë kur ka ardhur autobusi dhe kanë zbritur të gjithë lojtarët. I fundit ka qenë Messi. Ka mjaftuar t’i thërras: ‘Ej, kampion bote, dhe është kthyer më ka shikuar'. Kam ngritur fanellën e uniformës së punës dhe poshtë saj kisha atë të Argjentinës dhe një stilolaps. Më dha autografin e tij. Siguria ka ardhur menjëherë dhe më ka nxjerrë jashtë. Më kanë shkarkuar, por ia vlejti”, ka theksuar Salamanca.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga