
Inter përballet nesër mbrëma në orën 21.00 me Getafen, në takimin e vlefshëm për Europa League. Zikaltërit janë favoritë për t'a fituar këtë ndeshje, por futbollit nuk i dihet kurrë.
Në këtë linjë mendimi qëndron edhe trajneri Conte, i cili ka zhvilluar konferncën e zakonshme për shtyp. ''Timonieri'' i Interit e di mirë se kundërshatri është i rrezikshëm, ndaj kërkon nga të tijët përqëndrim maksimal.
''Skuadra ka mbledhur pikët që meritonte, edhe pse mendoj se kemi mbledhur diçka më pak se sa që kemi merituar. Por arritja e 82 pikëve dhe në vendin e dytë mendoj se janë tregues të një kampionati të mirë, me përparim të rëndësishëm. Tani le të luajmë këtë turne. Jemi aty, jemi gati, e dimë se përballemi me një kundërshtar të ashpër dhe se do të jetë një lojë e fortë. Por kemi mentalitetin për të hyrë në ndeshje në mënyrën e duhur.
Ne e kemi studiuar Getafen, ne pamë se edhe kundër ekipeve të mëdha të La Liga ata nuk kishin lojëra spektakolare, por vuajtje të mëdha për kundërshtarët për të sjellë në shtëpi rezultatin pozitive. Kjo thotë shumë për Getafe. Ata kanë dy sulmues të fortë, të strukturuar të cilët ndihmojnë skuadrën. Ne e dimë se do të jetë e vështirë, por do të duhet të dëshmojmë se po shkojmë përpara.'' - pohon ai.