Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Infermieria e Lushnjes tremb trajnerin e lagunarëve, 5 të dëmtuar para transfertës me Laçin

Shkruar nga NEWSPORT
Infermieria e Lushnjes tremb trajnerin e lagunarëve, 5 të dëmtuar

Përveç ecurisë jo fort të mirë të lagunarëve deri tani në kampionat, problem për skuadrën e Lushnjes janë bërë dhe dëmtimet të cilat kanë bërë me dhimbje "koke" trajnerin Hysen Dedja, i cili nuk do të ketë pesë lojtarë në dispozicon për takimin e sotëm ndaj Laçit.

Infermeria e Lushnjes është e tejmbushur nga lojtarë të dëmtuar. Xhafa, Korreshi, Branica, Shkulaku, dhe Alushi ende nuk e kanë marrë veten nga dëmtimet dhe për pasojë nuk do mund të jenë sot në dispozicion të trajnerit.

Duke parë se takimi i ditës së sotme është i vështirë, pasi Laçi vjen në javën e 16-të të kampionatit pas tre fitoreve rresht, trajneri Dedja duhet t'i bëjë mirë llogaritë në rast se nuk kërkon të përjetojë një tjetër disfatë të hidhur.

Kujtojmë që Laçi pret sot Lushnjen në orën 13:00 në transfertë për të luajtur takimin e javës së 16-të të kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga