Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Shtohen dëmtimet te Partizani, mesfushori humbet Kukësin, rikthehet në infermieri

Shkruar nga NEWSPORT

Problemet me dëmtimet janë të shumta te Partizani, të cilat kanë bërë që disa nga lojtarët kryesorë, apo të ardhur me bujë gjatë merkatos së verës të qëndrojnë jashtë planeve të stafit teknik, pasi rekuperimi i tyre ka qenë problem më vete.

[caption id="attachment_17988" align="alignleft" width="300"]Luca Bertoni Luca Bertoni[/caption]

Pas shqetësimeve për Renato Malotën, Ben Azubel dhe Mentor Mazrekajn, stafit mjekësor të të kuqve iu është rikthyer në duart e tyre edhe italiani Luca Bertoni. Ky i fundit pak ditë pas ardhjes nga Italia pati të dëmtuara muskujt e shpejtësisë, ndërsa qëndroi jashtë planeve të trajnerëve për disa javë.

Por, pasi u aktivizua që nga minuta e parë në derbi, Bertoni është rikthyer sërish në infermieri. Mësohet se nuk është grumbulluar nga trajneri Adolfo Sormani për ndeshjen që do të luhet nesër në Kukës. Trajnerët e kanë lënë pushim italianin, i cili duhet të riaftësohet dhe tashmë të jetë gati për ndeshjet që do të luhen pas dy javësh.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga