Nëse deri pak pak javësh, infiermeria e Realit ishte e mbushur me të paktën 12 lojtarë, nuk mund të themi të njëjtën gjë tani. Zidane nuk do ketë në dispozicion të martën për shkak dëmtimi vetëm 3 lojtarë. Bëhet fjalë për Carvajal, Mariano dhe Odriozola, të cilët nuk ia kanë dalë dot të rikuperohen.
Gjithsesi, kjo nuk është diçka që shqetëson “timonierin” shumë, pasi ka mjaft alternativa.
Kujtojmë që në fundjavë Benzema, i cili kishte kaluar një periudhë të ëvështirë, realizoi dy gola. Real Madrid ka triumfuar 1-0 në ndeshjen e parë, teksa në të kthimit do duhet të përsërisë suksesin.