Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ilir Daja konfirmon tre mungesat në ndeshjen ndaj Young Boys-ave, Skënderbeu i "gjymtuar" në Europa League

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir Daja konfirmon tre mungesat në ndeshjen ndaj Young Boys-ave,

Skënderbeu do të luajë ditën e enjte ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në Europa League. Kundërshtari i radhës për korçarët është skuadra e Young Boys-ave, ndaj të cilës Skënderbeu do të kërkojë të marrë një rezultat pozitiv.

Edhe pse korçarët nuk kanë më asnjë mundësi, gjithçka luhet për milionat që ofrohen nga UEFA dhe prezantimin e lojtarëve me qëllim shitjen e ndonjërit prej tyre.

Mungesa të rëndësishme për Skënderbeun në këtë sfidë do të jenë Martin Nespor, i cili ende nuk është në formë për të zbritur në fushë për shkak të dhimbjeve në shpinë. Një tjetër mungesë është ajo e sulmuesit, Ali Soue, i cili nuk do të jetë nën urdhrat e Ilir Dajës. Mungesa e tretë është ajo e Bruno Ditës. Mesfushori ka ende probleme me dëmtimin dhe pritet që mos ndihmojë ekipin në këtë transfertë.

Këto mungesa do t'iu japin mundësinë lojtarëve të rinj të korçarëve të reklamohen në tregun Europian dhe trajneri Ilir Daja do mundohet të bëjë maksimumin për të arritur këtë gjë ditën e enjte ndaj Young Boys-ave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga