
Udinese ka konfirmuar zyrtarisht se ka shkarkuar teknikun Massiomo Oddo, i cili do të zevendesohet nga Igor Tudor.
Pas humbjes me Crotonen, e cila ishte e 11 rradhazi, ishte e qartë që ish-mbrojtësi i kishte minutat e numëruara në stolin e trajnerit.
Ishte vet Oddo ai që njoftoi sot në mëngjes largimin e tij nga Udinese, ku pas tij erdhi dhe njoftimi nga vet klubi.
"Udinese Calcio zyrtarisht njofton se ka shkarkuar Massimo Oddo dhe stafin e tij nga drejtimi i skuadrës së parë."
Igor Tudor pritet që ta zëvëndësojë sot italianin, në një kontratë e cila do zgjasë deri më 30 korrik 2019.
Poll