
Lazio vazhdon të jetë aktive në merkato. Trajneri Simone Inzaghi ka kërkuar të ketë në skuadër një mesfushor cilësor dhe Igli Tare ka nisur nga puna. Pas dështimit me David Silva, drejtori shqiptar ka kthyer sytë nga PSG-në për të marrë Julian Draxler.
Mesfushori gjerman ka kontratë deri në 2021 me PSG-në, por nuk është në planet e trajnerit Tuchel dhe klubi francez është gati të heqi dorë për një shumë rreth 15 milionë euro. Problemi i vetëm ngelet paga e lartë prej 7 milionë euro që Draxler përfiton aktualisht në Paris.
Palët kanë nisur negociatat dhe në ditët në vijim pritet të zbulohet nëse lojtari do të pranojë të ul pagën e tij për të kaluar te Lazio. Kjo do të ishte padyshim një goditje e bujshme e skuadrës kryqytetase pasi këtë sezon do të luajë edhe në Champions League.