Luçiano Moxhi ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku ndër të tjera, ka folur me nota pozitive për drejtorin sportiv të Lazios, Igli Taren. Ndër të tjera, Moxhi ka thënë se, edhe pse me një buxhet që nuk është astronomik, shqiptari ka sjellë në ekip lojtarë të mirë duke pasur sukses në kampionat dhe u rënditur në krye të tabelës së klasifikimit.
"Fitoret që ka marrë këtë fillim kampionati kanë çuar drejt kreut të tabelës Lazion, duke marrë kompimenta të shumë personazheve të njohur rreth ecurisë deri tani. Lazio është një shembull i futbollit virtuoz. Pa shpenzuar shifra astronimike kanë arritur të qëndrojnë në kry të tabelës mes ekipeve më të mira duke dhuruar kënaqësi dhe sadisfaksion. Igli Tare po bën një punë të mirë. Me buxhetin që ka në dispozicion ai ka mundur të afrojë gjithmonë lojtarë të mirë", është shprehur Moxhi për mediat italiane.
[gallery columns="1" size="full" ids="189372"]