Sezoni që lamë pas ishte një sezon që duhet harruar sa më shpejt nga vlonjatët për shkak se nuk mundën të arrinin asnjë nga objektivat e pëcaktuar në fillim të kampionatit. Sigurisht që kjo gjë ka mërzitur jo pak drejtuesit e klubit dhe mbi të gjitha administratorin, Sinan Idrizi.
Ky i fundit ka konfirmuar së fundmi se do ketë rinovime me disa prej lojtarëve që bënë një paraqitje të mirë këtë sezon. Ai ka zbuluar dhe emrat e lojtarëve, pa lënë vend për surpriza.
Bëhet fjalë për Nurkovviç, Musta, Siljanovksi, Useini dhe Pollozhani, ndonëse për këtë të fundit patën shumë dyshime për shkak të moshës së tij. Nëj tjetër çështje që mbetet për tu zgjidhur në kampin vlonjat është ajoe trajnerit të ri e cila ende nuk ka marrë një zgjidhje ndonëse ka kaluar shumë kohë që nga momenti që Duro konfirmoi largimin nga Flamurtarit, çështje e cila pritet të marrë zgjidhje ditët në vijim.