
Idriz Batha, lojtari i Flamurtarit, pas fitores 1-0 ndaj Tiranës është shprehur se ishte shumë e rëndësishme, pasi më shumë vlejnë 3 pikët, sesa loja e bukur.
"Ishte një fitore që na duhej shumë, në momentin e duhur, pasi kampionati nuk po merret vesh se kush është për të dalë kampion dhe kush bie nga kategoria. Nuk jam i kënaqur si luajtëm, por fitorja shijon më shumë. Tirana ka vlerat e saj dhe mjafton fitorja. Po stërvitem mirë në Vlorë, ambienti është shumë i qetë dhe merita i shkon trajnerit dhe shokët e skuadrës. Fanella e kundërshtarit të motivon më shumë, kur është një fanellë e rëndë. Minutat e fundit po na plaste zemrës. Në kampionatin shqiptar me pak eksperiencë e menaxhon shumë mirë situatën", u shpreh Batha.